Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës janë kapur 11 telefona të mençur, laptop dhe dy ora dore, që ishin tentuar të shmangeshin nga deklarimi i mallrave me vlerë.
Sipas Doganës, këto janë zbuluar të dielën dhe të hënën., e vlera e tyre shkon në 30.000 euro.
Dogana tha se zbulimi i tyre është bërë duke aplikuar selektimin e udhëtarëve.
Mallrat janë sekuestruar dhe palët janë gjobitur.
“Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €. Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €. Gjithashtu sot në mëngjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve”, thuhet në komunikatë.
-
Konfiskohen dy orë të shtrenjta, iu zunë në valixhe udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
-
Konfiskohen 120 telefona, ora e kufje – vlera rreth 60 mijë euro
-
Dogana sekuestron telefona të padeklaruar në Prishtinë
-
Medikamente për sëmundje të rënda dhe pajisje teknologjike ndalohen në Aeroportin e Prishtinës
-
Tentim-kontrabande në Aeroport: Dy persona kapen me telefona e 36 mijë euro

