Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit rutinë të udhëtarëve në arritje, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, zyrtarët doganorë kanë identifikuar dy orë të reja luksoze, siç thuhet me vlerë të lartë, të cilat udhëtari s’i kishte deklaruar.
“Gjatë skanimit të bagazheve, në njërën nga valixhet e një udhëtari janë gjetur dy orë të reja luksoze, për të cilat personi nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, siç kërkohet sipas procedurave doganore”, thuhet në njoftim.
Mallrat në fjalë janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit thuhet se është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen mallra të padeklaruara në vlerë mbi 3 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës
-
Gjashtë shtetas të huaj dyshohen se prezantuan dokumente të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Kapen në Aeroportin e Prishtinës produkte dentare të padeklaruara
-
Udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës i gjenden 9 mijë funta, disa i kishte fshehur në çorape