Njësitë Antikontrabandë të Doganës dhe të Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare kanë bastisur një lokal shitjesh të pajisjeve telefonike në Prishtinë.
Gjatë kontrollit kanë konfiskuar mallra në vlerë të përgjithshme rreth 60 mijë euro.
Në mesin e mallrave të konfiskuara përfshihen telefona e ora.
“Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave iPhone dhe Samsung, 5 ora të mençura Apple si dhe disa kufje origjinale Apple. Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60,000 euro”, njoftoi Dogana.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Sekuestrohen telefona të kontabanduar në një biznes në Prishtinë, vlera e tyre mbi 64 mijë €
-
Dogana i ndalon rreth 24 mijë artikuj në tri lokale në Prishtinë
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Bastisen pesë depo biznesesh, sekuestrohen mbathje sportive e veshje në vlerë rreth 800 mijë euro