Dogana e Kosovës ka sekuestruar cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë të premten në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të kryera, zyrtarët kanë hasur dhe kanë sekuestruar gjithsej 33 mijë njësi të produkteve të duhanit të ngrohur të markës TERREA, të cilat përdoren në pajisje elektronike për ngrohjen e duhanit, si dhe një pajisje elektronike për përdorimin e këtyre produkteve.
“Vlera e përafërt e mallit të sekuestruar llogaritet të jetë rreth 12,000 euro”, thuhet në njoftim.
Dogana ka thënë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së paligjshme, me qëllim mbrojtjen e ekonomisë së vendit, garantimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe mbrojtjen e të hyrave buxhetore të Kosovës.
-
Dogana sekuestron 237 mijë pako për ambalazhim të cigareve
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Aksion kundër kontrabandës në Pejë, sekuestrohen mallra me vlerë 30 mijë euro
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro