Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar një kontroll të detajuar doganor të një dërgese të ardhur nga Turqia dhe se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 237 mijë copë/pako për ambalazhim të 20 cigareve, të cilat mbanin mbishkrimin “DRINA”.
Sipas njoftimit të doganës malli nuk ishte i deklaruar në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi dhe dyshohet se kishte për qëllim përdorimin për prodhim ose paketim të produkteve të duhanit në kundërshtim me dispozitat ligjore.
Në njoftim thuhet se efekti në parandalim nga humbjet potenciale fiskale është rreth 340 mijë euro.
“Janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, përfshirë sekuestrimin e mallit dhe inicimin e procedurave administrative kundërvajtëse dhe hetimore, në bashkëpunim me institucionet kompetente”, thuhet në njoftim.
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Policia në veri sekuestron mbi 5.500 boksa cigare të kontrabanduara
-
Dogana sekuestron atlete false në vlerë rreth 200 mijë euro
-
Në Viti sekuestrohen rreth 300 kg duhan, dyshohet se u kontrabandua nga Maqedonia e Veriut
-
Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro