Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Organizonin lojëra të fatit, arrestohet dy persona në Matiqan të Prishtinës

Dy persona janë arrestuar, e më pas janë liruar në procedurë të rregullt, dy persona që po organizonin lojëra të fatit.

Lokali i tyre në rrugën “Malush Kosova”, në Matiqan të Prishtinës ëshë bastisur më 19 korrik, në orën 22:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit kishin organizuar lojëra të fatit në lokalin e tyre ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar katër aparate si provë materiale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.