Dy persona janë arrestuar të shtunën në Vushtrri, me dyshimin se kanë ofruar një lokal për organizimin e lojërave të fatit.
Siç njoftoi Policia e Kosovës të dielën, në lokal janë sekuestruar 1.090 euro para të gatshme, një telefon dhe një kompjuter, që dyshohet se janë përdorur për organizim të lojërave.
“Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është iniciuar si “organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për bixhoz, i sekuestrohen afro 42 mijë euro
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
Vushtrri, tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz
-
Operacion i gjerë kundër bixhozit në Prishtinë, 34 të arrestuar, mbyllen 15 lokale
-
Policia has në dy lokale me lojëra fati ilegale