Policia e Kosovës ka hasur në organizim të lojërave të fatit në dy lokale të ndryshme, një në Prishtinë e një në Podujevë, mbrëmjen e 26 prillit.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë të dielën, në rastin në Prishtinë, në rrugën “Ahmet Dërguti” gjatë kontrollit të një lokali janë hasur disa aparate të lojërave të fatit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy burra. Njëri prej tyre është dërguar në mbajtje e tjetri është liruar.
Ndërsa në rastin në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë, gjatë kontrollit janë hasur dëshmi të organizimit të lojërave të fatit si kamera monitorimi, tiketa dhe para të gatshme.
Të dyja rastet janë iniciuar si “organizim i skemave piramidale”.
Artikuj të ngjashëm
-
Zhvillonte lojëra fati në lokal, arrestohet
-
Policia e Prishtinës mbylli 22 lokale dhe ndaloi 19 persona për bixhoz të paligjshëm për mbi një muaj
-
Arrestohet një i dyshuar për organizim të skemave piramidale në Podujevë
-
Tre të arrestuar për organizim të skemave piramidale e lojëra të fatit
-
Tre të arrestuar për skema piramidale dhe bixhoz