Policia e rajonit të Prishtinës ka ndërmarrë një sërë aksionesh të intensifikuara gjatë muajit të fundit kundër organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, duke çuar në mbylljen e 22 lokaleve dhe inicimin e rasteve penale ndaj 19 personave të dyshuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, këto aksione janë pjesë e përpjekjeve për të parandaluar veprimtaritë kriminale që po shkaktojnë dëme të konsiderueshme për shoqërinë.
Që nga fundi i muajit prill 2025, sipas njoftimit, janë kontrolluar mbi 40 lokale në territorin e rajonit të Prishtinës, të dyshuara për zhvillimin e aktiviteteve të ndaluara me ligj.
“Gjatë kontrollimeve janë verifikuar qindra persona, ndërsa 19 prej tyre janë arrestuar dhe ndaj tyre është inicuar procedurë penale për veprat në fjalë”, thuhet në njoftim.
Aksioni më i fundit është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Podujevë, ku janë kontrolluar dy lokale të ndryshme.
“Në njërin prej tyre janë sekuestruar: 5 aparate të lojërave të fatit, para të gatshme si dhe është arrestuar një person. Ndërkaq, në lokacionin tjetër është gjetur sasi e narkotikëve dhe një armë e ftohtë – thikë”, vijon njoftimi.
-
Operacion i gjerë kundër bixhozit në Prishtinë, 34 të arrestuar, mbyllen 15 lokale
-
Bastiset një lokal në Prishtinë, sekuestrohen para dhe letra bixhozi
-
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
-
Nga një muaj paraburgim tetë të dyshuarve pas aksionit kundër bixhozit të paligjshëm në rajonin e Mitrovicës
-
Arrestohen 34 të dyshuar për veprimtari të paligjshme, 29 dërgohen në mbajtje