Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar tre persona për organizim të lojërave të fatit në Prishtinë.
Dy persona janë arrestuar në rrugën “Viktor Majer” të Prishtinës, të cilëve i janë sekuestruar tri shtëpiza kompjuterike, pesë TV dhe disa tiketa të bastorës.
Ndërsa personi i tretë është arrestuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, po ashtu për organizim të lojërave të fatit, transmeton Koha.net.
Me vendim të prokurorit, personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapen tre persona duke zhvilluar lojëra të fatit në Prishtinë
-
Tre të arrestuar në Prishtinë për lojëra fati
-
Shtatë persona në Prishtinë shoqërohen në Polici për organizim të lojërave të fatit
-
Organizonin lojëra të fatit, arrestohet dy persona në Matiqan të Prishtinës
-
Policia has në dy lokale me lojëra fati ilegale