Dy persona ka arrestuar Policia pas operacionit kundër fajdesë në Prishtinë, ndërsa një tjetër të dyshuar nuk e ka gjetur në shtëpi.
Tre të dyshuarit, B.F., A.F. dhe B.B. kishin detyruar viktimën të paguante shuma të ndryshme të parave si interes për fajde, po ashtu në emër të kamatave të fajdesë përmes formave të ndryshme të presionit kanë kërkuar nga viktima marrjen e njësive banesore qe janë në ndërtim ku viktima është pronar i tyre.
“I dyshuari B.F., është arrestuar ne flagrancë duke i pranuar paratë si interes nga fajdeja, ndërsa i dyshuari A.F. është arrestuar në vendbanimin e tij, kurse i dyshuari B.B., nuk është hasur në shtëpinë e tij, të njëjtit i është lënë ftesë për paraqitje në polici”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Me urdhëresë nga gjykata janë kontrolluar tri vendbanimet e të dyshuarve me ç ’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve.
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Dy të arrestuar për fajde në Prizren, dyshohet se viktimës i kërkonin 100 % kamatë mujore
-
Dy të arrestuar për fajde dhe shpëlarje parash në Prishtinë