Një person është arrestuar të shtunën në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën “fajde”.
Sipas raportit të Policisë, ai dyshohet se ka detyruar persona të paguajnë shuma të ndryshme të parave si interes për fajde.
Njësitet policore kanë bastisur edhe shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale lidhur me veprën e cekur.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Operacion kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy persona
-
U zu në flagrancë, arrestohet i dyshuari për fajde në Prishtinë
-
Arrestohen tre të dyshuar për fajde në Prizren
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre