Një aksion i Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë ka rezultuar me një të arrestuar dhe katër të tjerë në kërkim, nën dyshimin për fajde. Sipas Policisë, dëmi i shkaktuar ndaj viktimës, sipas vlerësimeve fillestare, arrin shumën rreth 700.000 euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450.000 euro shtesë në emër të interesit të fajdesë
Një person është arrestuar të hënën në Prizren nën dyshimin për fajde, derisa katër të tjerë janë vënë në kërkim.
B.K., GJ.K., E.K., E.K. dhe E.R. dyshohen edhe për veprat penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”, si dhe “Detyrimi”.
Sipas Policisë, të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, që shkon në qindra mijëra euro.
“Sipas dyshimeve të deritanishme, të dyshuarit në mënyrë të vazhdueshme kanë detyruar viktimën të paguajë shuma të ndryshme parash si interes për fajde, duke përdorur forma të ndryshme të presionit dhe dhunës. Po ashtu, ata dyshohet se në raste të caktuara e kanë privuar viktimën edhe nga liria, me qëllim që ta detyrojnë të paguajë kamata të larta të fajdesë. Dëmi i shkaktuar ndaj viktimës, sipas vlerësimeve fillestare, arrin shumën rreth 700,000 (shtatëqind mijë) euro, ndërsa të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar edhe rreth 450,000 euro shtesë në emër të interesit të fajdesë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas Policisë, me urdhër të gjykatës janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme në Prizren.
E me vendim të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndaj personit të arrestuar është lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh.
Edhe
Paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamata
Po për fajde, javën e kaluar janë arrestuar dy persona në Prizren.
Atyre Gjykata Themelore ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se sipas hetimeve, E.K. dhe A.K. kanë kërkuar nga viktimat 550 mijë euro, si dhe kalimin në pronësi të dy lokaleve afariste dhe një shtëpie, me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, për shlyerje të borxhit.
-
Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Dy të arrestuar për fajde në Prizren, dyshohet se viktimës i kërkonin 100 % kamatë mujore
-
Aktakuzë ndaj 6 personave: Fajde 1.4 milionë euro, kërkohet kthimi i 21 banesave dhe lokaleve