Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj dy të pandehurve, E.K. dhe A.K., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”. Masa mund të zgjasë deri më 11 prill.
Sipas gjykatës, nga hetimet e deritanishme rezulton se i pandehuri E.K., që nga viti 2021, ka shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., duke i dhënë shuma parash me përfitime të jashtëzakonshme nga kamata. Vetëm nga ky proces, E.K. ka përfituar mbi 400 mijë euro.
Për të shlyer borxhin, viktima tjetër, B.B., është përfshirë gjithashtu duke marrë para nga të pandehurit për të ndihmuar viktimën e parë. Sipas hetimeve, E.K. dhe A.K. kanë kërkuar nga viktimat shuma totale prej 550 mijë euro, duke kërkuar edhe kalimin në pronësi të dy lokaleve afariste dhe një shtëpie, me vlerë të përgjithshme rreth 1 milion euro, si shlyerje e borxhit.
Përveç presionit financiar, të pandehurit përdorën edhe forcë fizike dhe kërcënime, duke detyruar viktimën B.Ç. dhe nënën e tij të shkojnë në zyrën e përmbaruesit privat për të vazhduar me procedurat noteriale për kalimin e pronës. Policia i arrestoi pikërisht gjatë kësaj procedure dje.
-
Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve
-
Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për fajde në Prizren, njëri dyshohet se goditi policin e këmbësoren
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Dy të arrestuar për fajde në Prizren, dyshohet se viktimës i kërkonin 100 % kamatë mujore