Dy persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde”.
Sipas raportit policor ata dyshohet se i kanë kërkuar kamatë mujore prej 100 për qind një burri.
“Më 19.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën e lartcekur duke i ngarkuar kamatë mujore prej 100% ndaj viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Një person arrestohet për fajde në Prizren, dëmi 700 mijë euro
-
Paraburgim për dy të dyshuarit për fajde në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamata
-
Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro, Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Operacion kundër fajdesë në Prishtinë, arrestohen dy persona