Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “fajde”.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima.
Tutje bëhet e ditur se në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar disa mijëra euro dhe prova të tjera.
“Lidhur me rastin e lartcekur me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar urdhër kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: 10.000 euro para të gatshme, një telefon, një veturë me targa vendore, si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë
-
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre
-
Dy të arrestuar për fajde në Prizren, dyshohet se viktimës i kërkonin 100 % kamatë mujore
-
Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde
-
Dy të arrestuar për fajde dhe shpëlarje parash në Prishtinë