Gjashtë persona janë vënë në pranga pas një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe Guardia Di Financës. Operacioni antidrogë u realizua gjatë natës në Vlorë nga forcat speciale RENEA, ndërkohë që ky operacion është realizuar në të njëjtën kohë dhe në Itali.
Në Vlorë janë arrestuar deri tani 6 shtetas: Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Hoxhaj, Denis Pashaj, Kujtim Elmazi dhe Kristian Llanaj.
Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora drejt vendit fqinj.
Të gjithë të arrestuarit janë sjelle tek Krimet e Rënda në Tiranë. Policia pritet të japë gjatë ditës më tepër informacion rreth këtij operacioni antidrogë /abcnews.
-
Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen rreth 30 persona
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Megaoperacioni në Shqipëri, droga erdhi nga Kanadaja e fshehur në konserva peshku
-
Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, arrestohen dhjetëra persona
-
Një ton drogë kapet në ujërat e detit italian, arrestohen tre shqiptarë e dy ukrainas