Policia e Vlorës ka vënë në pranga 30 persona gjatë një operacioni antidrogë në Vlorë. Burimet, sipas Gazetës Shqiptare, bëjnë me dije se aksioni antidrogë është zhvilluar në lumin e Vlorës dhe brenda në qytet.
Rrjeti ka qenë nën mbikëqyrje prej disa kohësh dhe policia lokale ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.
Sakaq, operacioni vijon ende në kontrollin e disa bazave dhe banesave në të cilat policia lokale dyshon se mund të gjej elementë që ndihmojnë hetimin. Për të gjithë të ndaluarit tashmë janë prerë urdhër arrestet e posaçëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Operacion i madh në Elbasan, goditet rrjeti i drogës - 30 të arrestuar
-
Vetëvendosje përjashton aktivistin që u arrestua në operacionin antidrogë
-
Operacion i madh antidrogë, 52 të arrestuar në Itali dhe Shqipëri
-
Operacion antidrogë në Shqipëri, arrestohen mbi 200 persona
-
Megaoperacioni në Shqipëri, droga erdhi nga Kanadaja e fshehur në konserva peshku