Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person mashtroi 3 veta, ua mori mbi 30 mijë euro me premtimin se do t’u sigurojë grante

Mashtrim me grante, prill 2022

Policia e Kosovës njoftoi të hënën se tre persona janë mashtruar nga një i dyshuar, pasi iu kishte marrë para në këmbim të përfitimit të granteve nga një ministri.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur vitin e kaluar, më 25 nëntor, në Graçanicë, derisa thuhet se vlera e parave të marra është mbi 30 mijë euro.

I dyshuari gjendet në arrati, derisa rasti i cilësuar si “mashtrim” po hetohet.

Më shumë detaje nuk janë dhënë nga Policia.