Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet se mashtroi dy persona duke u premtuar viza sllovene e grante

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin se ka mashtruar dy burra dhe u ka marrë para duke u premtuar viza sllovene dhe grante në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas njoftimit të Policisë mashtrimi ka ndodhur në vitin 2020, ndërsa viktimat thuhet se kanë paguar 19.500 euro dhe material ndërtimor.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 2020 - Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grande në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në Policinë e Kosovës.