Kronikë

Një muaj paraburgim për të ekstraduarin nga Belgjika, i dyshuar për vrasje në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit prej një 1 muaji për të ekstraduarin nga Belgjika, shtetasin kosovar S.I, 39 vjeçar, i cili dyshohet për vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur me datën 05.05.2017, në një kafene në Mitrovicë, e ku i njëjti dyshohet që e ka privuar nga jeta të riun E.K, dhe nga kjo ditë ka qenë në arrati deri ditën e shtunë, kur edhe është bërë ekstradimi i tij nga Belgjika.

Ekstradohet nga Belgjika i dyshuari për vrasje në Mitrovicë

Me veprimet e tij i dyshuari dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, pika 1.5 të KPRK, dhe “mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të pa-autorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgimit prej një (1) muaji.