Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit Sh.A. për vrasjen e djeshme në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë.

“Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicë.

Ngjarja kishte ndodhur pasditen e djeshme në Mitrovicë, ku si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.