Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit G.M., që dyshohet për vrasjen e një personi të dielën (27 tetor) në Prishtinë.
Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi për vendimin, duke bërë me dije se i pandehuri me inicialet G.M., dyshohet për veprën penale “vrasje e rëndë”. Sipas Gjykatës, caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate dhe e domosdoshme pasi nëse pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku që të ikën apo t’iu shmanget procedurave penale
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin G.M dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në vendim.
KOHA ka raportuar gjatë së dielës dhe së hënës për vrasjen që ka ndodhur në orët e mbrëmjes.
Sipas autoritetet policore, vrasja është kthyer me mjet të mprehtë, derisa lëndime ka marrë edhe i pandehuri.