Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për “vrasje në tentativë” në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për A.S., i cili dyshohet për tri vepra penale.

A.S. dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka konstatuar se mos caktimi i masës së paraburgimit, do të kishte për pasoj që i pandehuri do të asgjësojë, fsheh, ndryshojë apo falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu gjykata ka konsideruar se më lënien e tij në liri ekziston mundësia e përsëritjes së veprës penale apo kryerjes së ndonjë vepre tjetër te natyrës se njëjtë apo të ngjashme apo përfundimi i veprës se mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.