Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit SH.S., që dyshohet se në bashkëkryerje ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Veprat dyshohet se janë kryer më 4 mars të këtij viti, e ai është arrestuar më 3 qershor, derisa Gjykata tha se “janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit”, duke theksuar se nëse do të lihej i lirë, do të ekzistonte rreziku që i pandehuri të arratisej.
“...Nëse i pandehuri SH.S lihet në liri, i njëjti mund të jetë i paarritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij duke pasur parasysh se i njëjti prej ditës kritike me datë 04.03.2024 kur kishte ndodhur rasti për të cilin akuzohet, kishte qenë në arrati deri në momentin e arrestimit-ndalimit të tij me datë 03.06.2024”, thuhet në komunikatën për media.
I pandehuri i dytë që është përfshirë në “vrasje në tentativë” ende s’është identifikuar.
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për “vrasje në tentativë”
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për “vrasje në tentativë” në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje që po kërkohej nga Danimarka
-
Një muaj paraburgim pasi dyshohet se tentoi ta vriste ish-bashkëshorten