Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit M.B., nën dyshimin se ai ka vrarë babanë dhe vëllain e vetë.
I dyshuari akuzohet për “Vrasje të rëndë”. Ai akuzohet se më 27 maj në ora 5 të mëngjesit në banesën e tij në Mitrovicë të Veriut ka therë me thikë për vdekje babanë e vetë M.B. dhe vëllain binjak U.B.
“Gjykata Themelore në Mitrovicë - ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji të dyshuarit M.B., për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.3 e 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Themelores së Mitrovicës.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Mitrovicë
-
Një muaj paraburgim burrit që vrau vjehrrin
-
Pas disa orësh konflikti fizik, 65-vjeçari dyshohet se e vrau djalin në Gjilan - një muaj paraburgim
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan
-
Paraburgim për dy të dyshuar për vrasjen në Prizren