Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, me dyshimin e bazuar për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi” dhe “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale”.
Krasniqit i llogaritet masa e paraburgimit nga 1 marsi deri më 31 mars, mëson KOHA.
Ndërkohë ndaj asistentes së tij është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji. Edhe ajo dyshohet për keqpërodim të detyrës zyrtare.
Arresti shtëpiak vlen deri më 31 mars. Asaj i ndalohet të largohet nga shtëpia e saj, ndërsa i ndalohet edhe çdo kontakt me personat me të cilët ajo nuk jeton. Nëse shkelet kjo masë, atëherë do të zëvendësohet me masën e paraburgimit.
-
Drejtorit të suspenduar të Sekretariatit të KPK-së i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj
-
Ndalohet një person lidhur me rastin e arrestimit të drejtorit të KPK-së
-
Shkarkohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës
-
Lavdim Krasniqi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak
-
Apeli lë në fuqi masat ndaj drejtorit të KPK-së dhe asistentes së tij