Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Drejtorit të suspenduar të Sekretariatit të KPK-së i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për dy muaj

Drejtori tashmë i suspenduar i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, do të vazhdojë të jetë në arrest shtëpiak, pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar këtë masë edhe për dy muaj të tjerë.

“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar me mbrojtësin e Krasniqit, avokatin Ramë Gashi, i cili ka thënë se ndaj këtij vendimi ka ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Sipas Gashit, gjykata vendimin e kishte marrë më 28 maj të këtij viti, ndërsa ai e kishte pranuar atë këtë të hënë, ku në të njëjtën ditë kishte parashtruar edhe ankesë.

Ndërsa për zyrtarin tjetër, Ardian Krasniqi, mbrojtësi i tij, avokati Miftar Qelaj, ka thënë se ende nuk e kishte pranuar vendimin.

Sipas avokatit Qelaj, të akuzuarit Ardian Krasniqi i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit, pasi sipas tij, gjykata kishte gjetur se ai e kishte thyer këtë masë.

Edhe Një muaj paraburgim për drejtorin e KPK-së, arrest shtëpiak për zyrtaren Kronikë Një muaj paraburgim për drejtorin e KPK-së, arrest shtëpiak për zyrtaren

Lidhur me këtë, gjykatësi Kushtrim Shyti ka thënë se të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 29 mars kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi.

Ndërsa ndaj zyrtares së Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Marigona Berisha, gjykata kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak, raporton “Betimi për Drejtësi”

Kjo gjykatë më 5 mars kishte caktuar masën e paraburgimit edhe ndaj shoferit të Krasniqit, Ardian Krasniqit.

Lavdim Krasniqi po dyshohet nga prokuroria se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrimi i ndikimit” dhe veprën penale “dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, kurse zyrtarja tjetër, M.B po dyshohet për veprën penale “moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Pasi që Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 mars 2021 i kishte caktuar masën e paraburgimit, Lavdim Krasniqit, i njëjti përmes ankesës i ishte drejtuar Gjykatës së Apelit.

Këtë e ka konfirmuar mbrojtësi i Krasniqit, avokati Ramë Gashi.

Avokati Gashi, kishte thënë se përmes ankesës kishte kërkuar që të ndërpritet paraburgimi dhe që i mbrojturi i tij të mbrohet në liri apo zëvendësimin e masës me ndonjë masë më të butë.

Kjo pasi që sipas avokatit Gashi, nuk ishte arsyetuar dyshimi i bazuar mirë për veprën penale siç përcaktohet në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për klientën e tij, M.B e kishte kërkuar edhe avokati Fatlum Podvorica.

Edhe Lavdim Krasniqi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak Arbëri Lavdim Krasniqi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak

Sipas avokatit Podvorica, ai ankesën e kishte dorëzuar në bazë të asaj se nuk ka elemente të veprës penale tek klientja e tij dhe se nuk përmbushen kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj saj.

Ngjashëm, edhe mbrojtësi i të dyshuarit A.K, avokati Miftar Qelaj, kishte njoftuar se ka bërë ankesë për të mbrojturin e tij duke kërkuar ndërprerjen e paraburgimit, caktimin e mbrojtjes në liri apo zëvendësimin e saj me masë më të butë.

“Nuk janë plotësuar kushtet, kam konsideruar se pa arsye ju ka caktu masa, ka mundur me masa edhe më të buta me siguru prezencën e tij. Konsideroj se nuk janë plotësuar kushtet ligjore, për shkak se kërkesa e prokurorisë bazohej vetëm në dy fakte”, kishte thënë ai.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media, kishte njoftuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lavdim Krasniqit dhe zyrtares së Sekretariatit në KPK, me inicialet M.B.

Sipas njoftimit të prokurorisë, të njëjtit po dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

Të dy të dyshuarit, me vendim të Prokurorit të Shtetit aktualisht gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Drejtori i Sekretariatit në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi dhe zyrtarja tjetër ishin shoqëruar të hënën për intervistim në polici, për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Kurse, KPK, të martën, ka suspenduar nga detyra drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes një komunikate për media,.

“Pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit (SKPK), Lavdim Krasniqi, me dyshimin për veprat penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit”, dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka marrë vendim për suspendimin e të njëjtit me pagesë 50 për qind të pagës deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata kompetente”, thuhej në njoftim.

Edhe Apeli lë në fuqi masat ndaj drejtorit të KPK-së dhe asistentes së tij Kronikë Apeli lë në fuqi masat ndaj drejtorit të KPK-së dhe asistentes së tij

Tutje, KPK bën të ditur se është marrë vendim edhe për suspendimin e një zyrtareje të Sekretariatit, si e dyshuar për veprën penale “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”.

“Me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, KPK-ja po sot caktoi Ushtrues të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së, Valdrin Krasniqin – Udhëheqës i Zyrës Ligjore”, njofton KPK.