Gjykata e Apelit ka vendosur ta lërë në paraburgim prej një muaji drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, dhe masën e arrestit shtëpiak për asistenten e tij, Marigona Berisha. Të dy ishin arrestuar ditë më parë nën dyshimin për korrupsion.
Apeli ka refuzuar ankesat e mbrojtjes duke thënë se “ekziston dyshimi i bazuar ata kanë kryer veprat penale, për të cilat po dyshohen, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen e tyre në liri, mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale apo ta përsërisin veprën penale”.
Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit e dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale, ndërsa Berisha për veprën e moslajmërimit të përgatitjes së veprave penale.
Siç i kanë thënë KOHËS burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Krasniqi kishte pranuar një veturë me vlerë rreth 20 mijë euro, e prodhuar në vitin 2019, nga një person me të kaluar kriminale në mënyrë që të ia mbyll një lëndë në prokurori që është në procedurë e sipër. Dyshimet sipas burimeve të afërta me hetimin janë që me pas kjo veturë e pranuar nga Krasniqi ka kaluar në pronësi te asistentja e tij.
-
Përfundon seanca ndaj drejtorit të KPK-së dhe asistentes së tij, s’jepen detaje
-
Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të KPK-së dhe sekretares së tij
-
Drejtori i KPK-së arrestohet nën dyshimin se mori veturën 20,000 eurosh për të mbyllur një rast, dhe ia fali asistentes
-
Keqpërdorimet në KPK, veturë 25 mijë euro për asistenten, tender i montuar, e arratisje e të dyshuarit
-
Lavdim Krasniqi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak