Me dyer të mbyllura është mbajtur seanca ndaj drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, dhe ndaj asistentes së tij, Marigona Berisha, të arrestuar ditë më parë nën dyshimin për korrupsion.
Siç ka njoftuar avokati i Krasniqit, Ramë Gashi, mbrojtja ka kundërshtuar pretendimet e prokurorisë.
Ai ka thënë se nuk mund të japë shumë detaje nga seanca, ndërsa ka thënë se në fund të seancës prokurori i rastit ka kërkuar nga gjyqtari që Berisha të mos dërgohet në paraburgim, por ndaj saj të ketë masë të arrestit shtëpiak.
Siç i kanë thënë KOHËS burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Krasniqi ka pranuar një veturë me vlerë rreth 20 mijë euro, e prodhuar në vitin 2019, nga një person me të kaluar kriminale në mënyrë që të ia mbyll një lëndë në prokurori që është në procedurë e sipër. Dyshimet sipas burimeve të afërta me hetimin janë që me pas kjo veturë e pranuar nga Krasniqi ka kaluar në pronësi te asistentja e tij.
Në anën tjetër, Fatlum Podvorica, avokat i Berishës, ka thënë se nuk qëndrojnë pretendimet e Prokurorisë se vetura ishte pranuar si dhuratë. Ka thënë se klientja e tij kishte marrë kredi në vlerë të 17 mijë eurove të cilën do ta paguante për 7 vjet, nga të cilat dy janë paguar. Ka kontratë të shitblerjes te noteri, ka deklaruar ai. Ai ka njoftuar se e ka kundërshtuar edhe masën e arrestit shtëpiak.
-
Apeli lë në fuqi masat ndaj drejtorit të KPK-së dhe asistentes së tij
-
Drejtori i KPK-së arrestohet nën dyshimin se mori veturën 20,000 eurosh për të mbyllur një rast, dhe ia fali asistentes
-
Keqpërdorimet në KPK, veturë 25 mijë euro për asistenten, tender i montuar, e arratisje e të dyshuarit
-
Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të KPK-së dhe sekretares së tij
-
Apeli kthen në rigjykim rastin e ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së dhe tre të tjerëve