Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, pas ngritjes së aktakuzës për korrupsion.
Siç ka njoftuar KPK-ja, të martën është mbajtur mbledhja e 202-të online dhe në të anëtarët e KPK-së kanë miratuar propozimin e Komisionit Disiplinor për shkarkimin e Krasniqit që deri tash ishte i suspenduar.
Në këtë mbledhje është aprovuar kërkesa e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit për shpalljen e brendshme për avancim të dy pozitave në Departamentin për Krime të Rënda.
Është aprovuar edhe raporti gjashtëmujor i mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për periudhën janar-qershor 2021.
Ndërkaq është anuluar procesi për zgjedhjen e drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e PErformancës së Prokurorisë, deri në nxjerrjen e një rregulloreje të re.
Anëtarët e KPK-së kanë trajtuar dhe aprovuar Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e Prokurorit, Zejnullah Gashi, për Udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj Prokurorie.
-
Suspendohet nga detyra drejtori i KPK-së, Lavdim Krasniqi
-
Ndalohet një person lidhur me rastin e arrestimit të drejtorit të KPK-së
-
Një muaj paraburgim për drejtorin e KPK-së, arrest shtëpiak për zyrtaren
-
Drejtori i KPK-së arrestohet nën dyshimin se mori veturën 20,000 eurosh për të mbyllur një rast, dhe ia fali asistentes
-
Arrestohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi