Është suspenduar nga detyra drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi, me dyshim për veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe dhënie e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.
KPK-ja ka njoftuar se pas fillimit të procedurës penale ndaj Krasniqit, është marrë vendim që i njëjti të suspendohet me 50 për qind të pagesës deri në marrjen e vendimit nga gjykata kompetente.
Po ashtu është suspenduar edhe zyrtarja e Sekretariatit, Marigona Berisha, si e dyshuar për veprën penale “moslajmërim i përgatitjes së veprave penale”.
KPK-ja ka caktuar u.d. të drejtorit të përgjithshëm të Sekretariatit, Valdrin Krasniqin, që është udhëheqës i zyrës ligjore.
-
Shkarkohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës
-
Ngrihet aktakuzë ndaj drejtorit të Sekretariatit të KPK-së – dyshohet për disa vepra
-
Lavdim Krasniqi lirohet nga masa e arrestit shtëpiak
-
Apeli lë në fuqi masat ndaj drejtorit të KPK-së dhe asistentes së tij
-
Ndalohet një person lidhur me rastin e arrestimit të drejtorit të KPK-së