Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji ndaj të pandehurës Y.B., për shkaktimin e aksidentit me fatalitet të hënën në Prishtinë.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se është pranuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për 30 ditë paraburgim ndaj Y.B., për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut”.
“E pandehura Y.B., më 26 shkurt në Prishtinë, dyshohet se nga pakujdesia derisa po ngiste veturën, duke vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit dhe kushteve të rrugës, ka goditur shtyllën e semaforit dhe nga goditja semafori është rrëzuar dhe ka goditur këmbësorin SH.H., i cili ndërroi jetë nga plagët e marra”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Rasti ka ndodhur gjatë mesditës pranë objektit të Ministrisë së Arsimit.
-
Një vit burgim shoferes që shkaktoi aksidentin ku vdiq këmbësori në Prishtinë
-
Aktakuzë ndaj një personi për aksidentin me fatalitet në Prizren
-
Vdekja e 24-vjeçares, një muaj paraburgim ndaj pronarit të poligonit
-
Arrest shtëpiak ndaj të dyshuarit për aksidentin në Bresje ku vdiq një këmbësor
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen në Prishtinë