Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim H.R., pronarit dhe instruktorit të një poligoni në Prishtinë, lidhur me rastin e vdekjes së një 24-vjeçareje pas plagëve që mori nga arma e zjarrit në poligon.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I pandehuri dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Rasti ka ndodhur të premten në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku viktima pas lëndimeve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /BetimipërDrejtësi
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një 24-vjeçare në një poligon në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen në Gjakovë
-
Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren
-
Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e imamit në Dragash