Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një 24-vjeçare në një poligon në Prishtinë

Shiriti i policise

Një 24-vjeçare ka vdekur mbrëmjen e së premtes si pasojë e një plage me armë zjarri. 

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në një poligon në rrugën "Dritan Hoxha "në Prishtinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçarja ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, por më pas ka vdekur. 

“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar ‘Vetëvrasje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen’”, njoftoi PK.