Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj D.D, i cili ndodhet në paraburgim që nga 18 marsi i këtij viti, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, duke përplasur për vdekje një person.
Sipas aktakuzës, më 18 mars 2026, në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, i pandehuri, duke drejtuar automjetin e tij, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kufizimet e parapara në atë segment rrugor, ku kufizimi ishte 40 kilometra në orë.
Prokuroria pretendon se ai po lëvizte me shpejtësi prej 75 kilometra në orë para shtegut të këmbësorëve, afër rrethrrotullimit. Sipas aktakuzës, i pandehuri ka qenë i vetëdijshëm se shpejtësia e papërshtatshme mund të shkaktonte pasoja të ndaluara, por e ka pranuar mundësinë e shkaktimit të tyre.
Si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai nuk e ka vërejtur me kohë këmbësorin I.O., i cili po kalonte në shtegun e këmbësorëve, duke shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale.
Viktima ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të pësuara në aksident. Sipas raportit të autopsisë, vdekja ka ardhur si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në trafik.
Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
-
Kërkohet burgim për të akuzuarin për aksidentin me fatalitet në Prishtinë: Ishte dënuar mbi 100 herë për kundërvajtje në trafik
-
Aktakuzë ndaj personit që në gjendje të dehur shkaktoi aksident me fatalitet në Mitrovicë
-
Aksident trafiku në Prizren, humb jetën çiklisti që u godit nga vetura
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren
-
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren-Gjakovë