Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaj për shtetasin kosovar S.R. pasi ky i fundit duke mospërshtatur shpejtësinë kishte goditur me veturë këmbësorin N.P., duke shkaktuar vdekjen e tij.
Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte kërkuar paraburgim njëmujor për të pandehurin, por Gjykata Themelore e ka refuzuar kërkesën duke caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pandehuri më 24 janar të vitit 2021, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, nga pakujdesia dhe duke mos respektuar rregullat e komunikacionit, kishte goditur të N.P. me veturë. Ky i fundit më pas ishte përplasur në rrugë dhe nga plagët e marra kishte vdekur në vendin e ngjarjes.