Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një këmbësor në Ferizaj, u godit nga vetura

Një këmbësor ka vdekur në fshatin Talinovc të Muhaxherëve në Ferizaj të martën, pasi është goditur nga një veturë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i ka thënë KOHËS se automjeti po drejtohej nga B.K., i moshës 44-vjeçare, ndërsa viktima është N.O., 64-vjeçar.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

“Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se këmbësori ka ndërruar jetë”, ka thënë Veseli.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa shoferi është ndaluar për 48 orë.