Kronikë

Vdiq një person që u godit nga vetura në Prizren

Policia

Foto: Ilustrim

Një person rreth 80-vjeçar ka vdekur pasi u godit nga një veturë të premten në mbrëmje në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Siç ka thënë Bytyqi, i dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe ka qenë duke lëvizur me veturë private.

I dyshuari aktualisht ndodhet në Stacionin Policor të Prizrenit.

“Për veprimet e mëtejshme administrative dhe penale do të koordinohemi me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Prokurorin Kujdestar, për çka do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ai.