Një 82-vjeçar ka mbetur i lënduar si pasojë e goditjes nga vetura të enjten në Prizren.
Policia ka njoftuar se këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Aksidenti, sipas zëdhënësit policor, Shaqir Bytyqi, ka ndodhur në rrugën afër hyrjes së spitalit të qytetit.
“Sot, më datën 19.03.2026, rreth orës 13:31, është raportuar një aksident trafiku në rrugën afër hyrjes së spitalit në Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë. Si pasojë, këmbësori Sh. R., mashkull rreth 82-vjeçar, ka pësuar lëndime trupore, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Bytyqi.
I dyshuari është arrestuar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e rrethanave të aksidentit.
-
81-vjeçari goditet për vdekje nga vetura në Piranë të Prizrenit
-
Vdiq një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se u godit nga vetura
-
Goditet nga vetura një këmbësor në Prizren, po trajtohet në QKUK
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prizren, arrestohet si i dyshuar një zyrtar policor
-
Plagoset një person në Prizren