Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për vrasje në tentativë. Sipas njoftimit të Policisë 54-vjeçari me iniciale F.I., më 29 prill në rrugën “12 Qershori”, kishte goditur me veturë 49-vjeçarin me iniciale V.I. i cili po lëvizte në trotuar, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Më vonë ishte verifikuar se viktima ishte i dënuar me burg dhe pas tretmanin mjekësor ishte dërguar në vuajtje të dënimit.
“Për ndihmë mjekësore fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa gjatë verifikimit të tij rezulton se ishte në kërkim policor me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj me burgim prej 1 viti dhe pas tretmanit mjekësorë dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.
Që nga dita kur ka ndodhur rasti e deri të mërkurën e kësaj jave i dyshuari për vrasje në tentativë ka qenë në kërkim.
“Hetuesit rajonal pas një punëve intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë me datën 03.05.2023 në ora 14:30 në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin F.I, me dyshimin se ka kryer veprën penale ’Vrasje të mbetur në tentativë’, të cilin më pas e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Po kërkohej për vrasje në tentativë, arrestohet në një fitnes 36-vjeçari në Ferizaj
-
Paraburgim të pandehurve që tentuan të vrisnin një person në Ferizaj
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për “vrasje në tentativë”, goditi me veturë viktimën e iku
-
Policia në kërkim të një personi, dyshohet se në Ferizaj e goditi qëllimshëm me veturë viktimën
-
“Vrasje e mbetur në tentativë”, arrestohet i dyshuari për therjen e 35-vjeçarit në Ferizaj