Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet F.M, 36 vjeçar. Ai po kërkohej për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, ndërsa kur u arrestua ndodhej në një klub fitnesi në Ferizaj.
“Më datën 09.12.2025, rreth orës 18:00, Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) – Ferizaj ka pranuar një informatë se personi i kërkuar F.M. (36 vjeç) ndodhej në një klub fitnesi në Ferizaj. Ai ishte në kërkim me urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”. Pas pranimit të informacionit, tri ekipe të NJRSH-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë realizuar arrestimin e tij”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje në njoftim thuhet se “Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 2 vjet e 6 muaj.”