Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i kërkuari për tentim vrasje

Arrestim

Është arrestuar të martën një i kërkuar për tentim vrasje në Gjilan. 

21-vjeçari M.A. ishte dënuar me 1 vit e gjashtë muaj burgim për vrasje në tentativë. 

“Me datën 28.04.2026 zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të
implementimit të planit operativ për realizimin e urdhëresave gjyqësore, kanë arrestuar personin M.A. (mashkull kosovar, viti i lindjes 2005). I njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muajsh për veprën penale Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas përfundimit të procedurave ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

Artikuj të ngjashëm