Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

“Vrasje e mbetur në tentativë”, arrestohet i dyshuari për therjen e 35-vjeçarit në Ferizaj

Katër ditë pasi dyshohet se kishte therur me thikë një 35-vjeçar në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin që thuhet se kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Vepra fillimisht ishte cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”, ndërsa më vonë është ricilësuar si “vrasje e mbetur në tentativë”.

Rasti i therjes ndodhi më 4 qershor në mesditë. I dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Sh.S. kishte marrë lëndime të rënda trupore.

Policia ka thënë se ka nisur hetime intensive dhe të mërkurën në mbrëmje ka arrestuar Y.R. 31-vjeçar. Si provë materiale është sekuestruar thika me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit të rastit.