Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një e mitur shtatzënë kërkon trajtim spitalor në Gjakovë

Një e mitur shtatzënë ka kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Siç është bërë e ditur nga Policia në Gjakovë, vajza është nën moshën 16-vjeçare.

Sipas viktimës, ajo që dy vite është duke bashkëjetuar me të dyshuarin.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit në lidhje me rastin, është liruar.

Ndërkaq tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit.

Në Podujevë një grua ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj kosovar. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Edhe Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë Kronikë Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Në Prishtinë një i mitur ka informuar se në vazhdimësi ndaj tij është ushtuar dhunë nga prindërit e tij dhe vëllai i tij, kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

E në Prizren është shoqëruar në stacionin policor një i mitur, pasi që ka sulmuar fizikisht vëllain e tij kosovar, po ashtu i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.