Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në Prishtinë të premten janë intervistuar dy vëllezër, njëri i mitur, të cilët pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht. Si pasojë e rrahjes i mituri ka marrë tretman mjekësor. Pas trajtimit të rastit me rekomandim të prokurorit rasti është trajtuar në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu në kryeqytet të shtunën është arrestuar e dyshuara për shkak se dyshohet se ka tentuar ta godas bashkëshortin e saj. Po ashtu raportohet se ia ka mbyllur edhe derën e hyrjes së banesës. Sipas viktimës, bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Në Podujevë është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti kishte ushtuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij 6-vjeçare. Si pasojë e dhunës viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në Gjilan është arrestuar një burrë nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës dhe motrës së tij. Sipas viktimave i dyshuari është recidivist i rasteve të dhunës në familje pasi është përdorues i narkotikëve dhe shumicën e kohës është i dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në Kaçanik është arrestuar një burrë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Lidhur me rasti ende nuk është intervistuar i dyshuari. Rasti nën hetime.
Në Klinë një person i gjinisë mashkullore është arrestuar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë në anëtarët e familjes. Një nga anëtarët e familjes ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje edhe më herët, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.