Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person që dyshohet se sulmoi seksualisht një të mitur

Një grua e ka raportuar në stacionin policor në Gjakovë një burrë, i cili dyshohet se sulmoi seksualisht vajzën e saj më 3 nëntor.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, vajza është e mitur.

I dyshuari është arrestuar.

Gjakovë 03.11.2022 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar seksualisht vajzën e sajë të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.