Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për bashkëjetesë me një të mitur. Sipas njoftimit policor, i dyshuari është arrestuar të shtunën, derisa viktima e mitur është shtatzënë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ndaj tij është iniciuar si “bashkësi jashtëmartesore me person nën moshën 16-vjeçare”.