Një vajzë e mitur serbe ka vdekur të mërkurën në Spitalin e Mitrovicës, pasi është aksidentuar në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se viktima e moshës rreth 15-vjeç, është aksidentuar rreth orës 12:00.
“Sot, rreth orës 16:00, policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Qendrën e Skijimit në Brezovicë rreth orës 12:00 ka ndodhur një lëndim trupor gjatë skijimit të një personi e gjinisë femër M.B e nacionalitetit serb, e moshës rreth 15-vjeçare”, ka thënë ai.
Sipas Veselit, pas ndihmës së parë në Shtërpcë, e lënduara është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim të mëtutjeshëm, ku edhe ka vdekur.