Një 15-vjeçar me inicialet B.S., ka vdekur të enjten në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për KOHËN se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00.
Zahiti ka shtuar se hetimet për zbardhjen e këtij rasti kanë nisur, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën " Luan Haradinaj", në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve viktima B.S., ka humbur jetën. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë ai.
-
Vdiq një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë
-
Vdiq një 50-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se ra nga lartësia e urës
-
Vdes një 15-vjeçare në Prishtinë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti
-
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
-
Dyshohet se një grua vdiq në Mitrovicë pasi ra nga kati i parë i shtëpisë, Policia nis hetimin